×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Behramaj: Kurti po i mungon më shumë Hashim Thaçi sesa Rexhep Selimi

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 22:35

    Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi thotë Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon Lëvizjes Vetëvendosje.


    Ai madje thotë se liderit të VV’së, Albin Kurtit me gjasë më shumë po i mungon Hashim Thaçi se sa Rexhep Selimi, pasi këtë të fundit nuk e ka përmendur aq sa e ka përmendur deri tash Thaçin.

    “Hashim Thaçi e Kadri Veseli po u mungojnë të gjithëve në PDK. Kandidati për kryeministër. Enver Hoxhaj, gjithkah po flet për mungesën e tyre. Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon askujt në Vetëvendosje. Deri më tash, Albin Kurti asnjëherë nuk e ka përmendur.

    Edhe Kurtit me gjasë po i mungon më shumë Hashim Thaçi. Do ta mirëkuptonim sikur ta kishte përmendur Rexhep Selimin, aq herë sa e ka përmendur Hashim Thaçin”, shkroi Behramaj në Facebook.

    “Sqarojani dikush Kurtit që lirisht mund ta kujtojë, sepse nuk çon vota te PDK-ja nëse tregon që nuk e ka harruar”, shton ai.

    Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për më shumë se 3 muaj po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!