×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Shpend Ahmeti tregon se sa përqind i merr VV sipas tij

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 22:54

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosja do ta arrijë rezultatin më të mirë zgjedhor pas pavarësisë.


    Ahmeti në T7 tha se nëse Vetëvendosja nuk i fiton 50%, Albin Kurti do të synojë zgjedhje të reja.

    Ai shtoi se Vetëvendosja është e pamundur t’i fitojë 50 përqid në zgjedhjet e 14 shkurtit.
    “Për mu gati së është e pamundur me i fitu 50 përqind. Me i fitu ata 50 përqind po i bjen që PDK’ja e LDK’ja me i pasë nga 10 deri në 12 përqind. Mendoj që Vetëvendosja është në nivelin 40-45 përqind, ndoshta edhe më befasojnë me 50 përqind”, tha Ahmeti.

    “Nëse nuk i fiton 50% Albin Kurti i njek zgjedhjet e reja, pa kurrëfarë dyshimi.Hashim Thaci kur dojke mi marrë votat ju premtojke ambasadorë, jo terminale. Albini ju thote ‘spo don a” shkojmë në zgjedhje apet. Unë mendoj që është mirë me fitu Vetëvendosja, nëse bëjnë atë që po thonë mirë për neve, Kosovën”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!