Kandidati i PDK-së për deputet Rrustem Musa, në takimin përmbyllës të kësaj partie në Mitrovicë ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin PDK-së dhe kandidaturë së tij.


Ai tha se tubimi përmbyllës në qytetin e Mitrovicës ishte tregues i qartë për entuziazmin dhe besimin e plotë të qytetarëve në platformën e rimëkëmbjes.

“Tubimi përmbyllës në qytetin e Mitrovicës me kryeministrin në ardhje z.Hoxhaj ishte tregues i qartë për entuziazmin dhe besimin e plotë të qytetarëve në platformën e rimëkëmbjes. Ju faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme për kandidaturën time për deputet”, ka shkruar Musa.

Reklamë