×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Olluri: Ja pse Haradinaj është më i mirë për president se Vjosa Osmani

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 23:13

    Gazetari Parim Olluri ka renditur disa arsye se përse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është më i mirë si President se Vjosa Osmani.


    Në shkrimin e tij në Facebook, Olluri tha se Haradinaj nuk është hipokrit e as rrenc dhe se Haradinaj i ka dhënë dy vëllezër për çlirimin e Kosovës, ndërsa Vjosa është kujdesur që fëmijët e saj të kenë nënshtetësi australiane

    Shkrimi i plotë pa ndërhyrje i Parim Ollurit:

    Qe pse Haradinaj eshte me i mire per President se sa Vjosa Osmani,

    Nuk eshte hipokrit e rrenc!

    Vjosa premton çkapjen e shtetit, perderisa ka qene vete pjese e shtetit te kapur. Burri i saj merre rroge mbi 3 mije e 400 euro nga shteti i kapur. Eshte avancuar kunderligjshem, edhe pse nuk i lejohej per shkak se rrahu nje koleg te tij te punes.

    Plus ka marre burse prej 9 mije eurosh per shkollim nga Skender Hyseni, anetar i “shtetit te kapur”.

    Vjosa premtoj se ajo dhe Albini nuk do te jetojne ne lagje luksoze sikurse kapesit e shtetit. Kjo eshte hipokrizi. Vete Vjosa ka blere shtepi ne lagjen Marigona Hill e parcele ne Lagjen e Gjelbert ne Germi. Ky eshte tentim per ti hedhur hi syve opinionit.

    Haradinaj i ka dhene dy vellezer per çlirimin e Kosoves, ndersa Vjosa eshte kujdesur qe femijet e saj te kene nenshtetesi austrialiane. Ne prapaskene i ka nreqe letrat per me u degdis ne Australi, nese nuk fiton post te madh ne Kosove. Kaq per sakrificen e saj per shtetin e Kosoves.

    Per sa i perket temes kryesore ne vend, dialogut, normalisht qe Haradinaj do te ishte me i papershtatshem per Vuçiqin se sa Vjosa Osmani, e cila e ka pranuar publikisht se eshte lehte e manipulueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!