Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, bashkë me partinë e saj mbrëmë kanë mbajtur një tubim me qytetarë në komunën e Mitrovicës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Idrizi ka thënë se mitrovicasit vulosën fitoren e PDK-së më 14 shkurt, shkruan Reporteri.net.
Tutje ajo ka thënë se bashkë do ta bëjnë krenar ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin, i cili gjendet në Hagë.
Në listën zgjedhore të PDK-së, Valdete Idrizi, garon me numër 21.
Ky është postimi i saj i plotë:
Zemra mal sonte! Mitrovica jonë e bukur i ka njerzit e mrekullueshëm. Ata sonte vulosën fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës me 14 Shkurt. Ju falemnderit për mbështetjen të dashur bashkëqytetarë.
Bashkë do ta bëjmë krenar kryetarin tonë Kadri Veselin!
/Reporteri.net