Kandidati përdeputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar qytetarët e Prishtinës e Pejës, me të cilët ka diskutuar për angazhimin  e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA-në garantuese në tavolinë, shkruan Reporteri.net.

Jetlir Zyberaj në listën zgjedhore të LDK-së, garon me numër 44.

Reklamë

Ky është postimi i tij i plotë:

LDK 132

Jetlir Zyberaj 44

Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falenderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.

Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë.

Reklamë

Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutim

/Reporteri.net