×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 10:51

    Kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.


    Ai tha se Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.

    ‘E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.

    Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Haradinaj tutje tha se Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.

    ‘Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.

    Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit’, ka treguar Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!