Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi, ka marrë përkrahje nga Agron Zeneli, biznesmen dhe përkrahës i madh i PDK-së në Gjermani.
Abazi ka falënderuar Zenelin, i cili ka ardhur nga Gjermania për ta përkrahur PDK-në për këto zgjedhje, teksa thotë se është forca dhe shtytësi kryesor i PDK-së në Gjermani dhe në Kosovë.
“Falënderim i madh për Agron Zenelin
Agroni, është një sipërmarrës tejet i suksesshëm në Gjermani, është forca dhe shtytësi kryesor i PDK-së në Gjermani dhe në Kosovë. Njëherësh njëri ndër mbështetësit kyç të kryetarit Kadri Veseli dhe i Partisë Demokratike të Kosovës. Faleminderit mik i madh i imi, i popullit dhe i partisë, për shërbimin tënd dhe angazhimin prej dekadash nga Gjermania për Kosovën.
Gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd të çmuar për fuqizimin e PDK-së e gjithë Kosovës. Zoti të bekoftë miku im”, ka shkruar Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.