Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka shoqëruar këtë të fundit në tubimin e organizuar në Prishtinë.
Osmani garon për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubim për momentin në Prishtinë.
Prezent është edhe lideri i kësaj partie Albin Kurti.
Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit ka filluar më 3 shkurt.
Fushata zgjedhore në Kosovë do të zgjasë vetëm 10 ditë. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.


