×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj përkrahje të fuqishme në tubimin përmbyllës në Prishtinë

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 19:16

    Sot, është zhvilluar dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen të dielën (14 shkurt).


    Aleanca vendosi që këtë përmbyllje ta bëjë në kryeqytet.

    Ramush Haradinaj, kandidat për president të Republikës së Kosovës, në këtë tubim përmbyllës, konfirmoi edhe njëherë arsyet se pse qëndron Aleanca.

    “Në tubimin përmbyllës sot në Prishtinë, rikonfirmuam atë se për çka qëndrojmë si Aleancë: Kosovë e mbrojtur, e sigurt, e zhvilluar, e pacënuar, e integruar në familjen e shteteve demokratike”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    Në këtë tubim, u panë numër i madh i përkrahësve të Aleancës dhe ‘Ramushit President’.

    Përmendim së, AAK-ja në këto zgjedhje garon me numër 135

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!