Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet në listë e LDK-AKR, ka përmbyllur fushatë parazgjedhore duke thënë se gjatë këtyre ditëve më shumë ka dëgjuar se sa ka folur.
E ato që ka dëgjuar thotë se do t’i kthej në iniciativa të mira për qytetarët.
“Unë në Parlament do prezantoj vizionin politik e ekonomik tonin, por do jem përfaqësues i popullit të Kosovës, i brengave tuaja, i dëshirave tuaja dhe i pritjeve tuaja për të ardhmen”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Tutje Zyberaj ka shkruar se pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të punojë për një shëndetësi më të mirë e me ekonomi më të zhvilluar.
“Jam i lumtur më mbështetjen që më keni dhënë, por mbetem me këmbë në tokë se ky fund-fushate, përbën vetëm fillimin e një pune të madhe, e cila pas katër vitesh duhet të rezultojë me shëndetësi më të mirë, me shkolla më cilësore, me zhvillim më të madh, me ekonomi më funksionale, me subjektivitet shtetëror me të forcuar si brenda si jashtë Kosovës dhe përfundimisht me stopim të status quos dhe njohje të shtetësisë nga Serbia”, ka shkruar Zyberaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.