×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Pejë, postoi thirrjen “shes votën”

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 10:49

    Dje në Pejë policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi në faqe të internetit ka publikuar thirrjen “shes votën”.


    I dyshuari është intervistuar, më pas me procedurë të rregullt është liruar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    DHËNJA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN /Pejë 01.02.2021-01:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një faqe të shitjeve ka postuar publikim ,, shes votën’’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!