×
  • Lajme
  • Botë

    Serbia i dhuron vaksina anti-Covid Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 10:55

    Në vendkalimin kufitar Tabanovc sot arriti dërgesa e parë e vaksinës Fajzer donacion nga Serbia.


    4800 nga 8000 vaksinat e planifikuara kundër Covid-19 iu dorëzuan kryeministrit Zoran Zaev nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

    Kujtojmë që vaksinat e kompanisë Fajzer si donacion nga Republika e Serbisë duhej të mbërrinin ditën e enjte. Por për shkak të problemeve teknike u anuluan.

    Gjithashtu kryeministri Zaev parlajmëroi se së shpejti do të arrijnë 200 mijë vaksina nga Kina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!