×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane del edhe me një thirrje për zgjedhjet: Votoni, por bëjeni në mënyrë të sigurt

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 12:31

    Ambasada amerikane në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, teksa në thirrjen e tyre apelohet edhe respektimi i masave kundër koronavirusit.


    Ambasada bën thirrje te qytetarëve, që të dalin dhe të votojnë, por duke ruajtur shëndetin e tyre dhe duke respektuar masat.

    “Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, ? dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të angazhuar në procesin zgjedhor”, thuhet në thirrjen e ambasadës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.

    Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

    Daka, po ashtu ka thënë se nuk ka pasur incidente të raportuara.

    Qendrat e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
    Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!