Forcat turke kanë gjetur trupat e 13 shtetasve turq të rrëmbyer nga kryengritësit kurdë në Irakun verior. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Trupat u gjetën në rajonin Gara, afër kufirit turk, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). “Trupat u gjetën në një shpellë gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që filloi më 10 shkurt”, tha Akar. Identiteti i shtetasve turq nuk u zbulua për arsye sigurie. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nuk e ka komentuar njoftimin, transmeton Reuters.
Operacioni i forcave turke çoi në vdekjen e 48 militantëve të PPK-së, duke përfshirë tre anëtarë të lartë, tha Akar. PKK përdor bazat në Irakun verior për të kryer sulme ndërkufitare kundër Turqisë. Tre pjesëtarë të forcave turke vdiqën gjatë operacionit dhe tre u plagosën, tha ministri turk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.