×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë në ditën e zgjedhjeve: Asnjë i vdekur nga COVID-19

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 15:08

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur që në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person si pasojë e COVID-19. Ndërkaq nga gjithsej 3,031 mostra të marra nga ShSKUK, 246 raste kanë rezultuar pozitiv dhe 201 janë shëruar nga COVID-19, shkruan Reporteri.net.


    Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 64,341 raste dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 55,761 raste. Ndërkaq ende janë 7,036 raste kative me COVID-19.

    Postimi i plotë:

    201 TË SHËRUAR DHE 246 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.

    Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!