×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Amerikan thirrje qytetarëve për të votuar: E ardhmja është në duart tuaja

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 15:20

    Ambasadori amerikan Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. 


    Kosnett ka thënë po ashtu që të raportohen parregullsitë dhe shkeljet tek autoritetet.

    Ai po ashtu ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë për parregullsitë dhe shkeljet në të cilat hasin.

    “E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta” , ka shkruar Kosnett.

    Kosova po voton sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.

    Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së koronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!