×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë, katër persona të lënduar

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 15:39

    Katër persona kanë marrë lëndime trupore në aksidentin që ndodhi pak më parë në Sllatinë në magjistralen Prishtinë-Pejë, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

    “Në ora 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Sllatinë, të përfshira janë tri vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Njësia policore e ka trajtuar rastin”, tha ai për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!