Një 81-vjeçar i cili kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në fshatin Biqec, konkretisht në qendrën e votimit në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla”, i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vdekur rrugës.
Kemal Duvolli, menaxher i qendrës në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Biqec e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Personi ka shkuar te tavolina ndihmëse ka kërkuar ndihmë me gjet emrit e vet, ka qenë shume mirë, por ndonjë sulm apo diçka ka ndodh. Me banim ka qenë në Shkup është ardh me votu këtu”, ka thënë Duvolli për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se me t’iu keqësuar gjendja ka reaguar djali i tashmë të ndjerit, por që i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë pasi ka vdekur rrugës për spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.