×
  • Lajme
  • Lajme

    “T’i thej dhamtë” – qytetari kërcënon rëndë komisioneren në Lipjan

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 16:51

    Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan.


    Aty një qytetar ka kanosur komisioneren e kësaj qendre. Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan.

    Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka filluar trajtimim e rastit.

    Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, thekson Borovci.

    Ndërkohë në një video të publikuar nga kallxo.com, dëgjohet se si qytetari kërcënon komisioneren me fjalët:

    “Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

    “Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”. /Reporteri.net

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!