×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi ironizoi me të, Rron Gjinovci i reagon babait të tij

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 17:12

    Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi pak më parë babai i tij, Arbri ironizoi me të përmes një postimi në Facebook.


    Babai i Rron Gjinovcit, i cili njihet se ndan bindje të tjera politike me djalin e tij, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me paraqitjet e përditshme të Rronit në debate televizive, ku shpeshherë dinte të ishte edhe i zhurmshëm.

    Arbër Gjinovci ka ironizuar duke shkruar se ai dhe bashkëshortja e kërkuan emrin e Rronit në listë, por pastaj e kuptuan se ai nuk ishte në garë.

    “Rron Gjinovci ,unë dhe jote më, desh jemi mytë me komisionera tu e lyp emrin tond por nuk ishe ne garë ????”, thuhet në postimin e Arbrit.

    Në postimin e babait, Rroni ka pyetur nëse ata kanë votuar për ndryshim.

    Përveç komentit, Rroni e ka shpërndarë këtë postim edhe në profilin e tij.

    “Baba një kungj për zgjedhje. P.S. baba osht pak i Korçës “jote më” ?”, ka shkruar Gjinovci.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!