Demokracia në Veprim i ka dhënë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas DnV-së, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Ismet Kryeziu, nga DnV tha se VV është e para, PDK e dyta, kurse LDK e treta.
“VV 48.95%, PDK me 16.93%, LDK me 13.34%, AAK 7.45%”, tha Kryeziu në konferencë për media.
Ai tha se NISMA nuk e kalon pragun, pasi ka vetëm 2.5% të votave.
Kujtojmë se me mbi 73% të votave të numëruara të KQZ-së, VV renditet e para me 48.06, PDK e dyta me 17.60%, LDK e treta me 13.35% të votave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.