×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 548 të vdekur nga Covid-19

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 8:11

    Që nga 13 marsi i 2020-ës në Kosovë janë infektuar me virusin korona 64 mijë e 768 persona.


    Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 56 mijë e 344 persona kanë arritur që të shërohen nga infektimi me koronavirus.

    Mirëpo janë edhe 1 mijë e 548 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2.

    Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 876 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

    Më së shumti raste në 24 orët e fundit janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. Sipas raportit të fundit, 116 raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

    Ndërsa, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!