×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i trishtë i mitrovicasit: Serbët ia morën fotografinë e djemve dhe i thanë se i kanë vrarë, pas gjashtë muajve i takoi gjallë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 12:08

    Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij, i kishin prekur të gjithë. Xaja Mustafa, atë kohë 33 vjeç, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.


    Për emisionin #Gjesi, ai ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë historia e kësaj fotografie.

    Gjatë periudhës, Mustafa kaloi një periudhë në burg.

    Por pasi doli nga burgu, forcat serbe Mustafës dhe të tjerëve që ishin aty, ia grisën dokumentet që i kishin.

    Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën, me arsyetimin se ata i kishin vrarë.

    Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me çdo kusht insistonte t’i merrte ato fotografi.

    E pas dhunës dhe maltretimeve që mori, ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë.

    Mes lotësh, Mustafa tregon se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij.

    E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë.

    Për ta dëgjuar rrëfimin e tij dhe çfarë bën sot, klikoni në linkun e mëposhtëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!