Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në manifestimin qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës për Ditën e Pavarësisë ka thënë se shteti i Kosovës është bërë nga gjaku i dëshmorëve.
Ajo tha se rruga deri ta pavarësia nuk ishte as e lehtë, as e shkurtër, por shumë mund e heroizëm u bë që të kremtohet pavarësia e Republikës sonë.
“Nëse e kemi arritur atë, nuk duhet të mendojmë se është e përbotshme, duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë, duhet ta mbrojmë këtë ditë të bekuar nga çdo stuhi, me punë e dashuri”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se liria do të mbetet veç ëndërr pa rezistencën paqësore të Ibrahim Rugovës, sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe heronjëve që dhanë jetën për liri.
Ajo më tej tha se sot duhet një unifikim që të forcohet Kosova. /Reporteri.net/.