×
  • Lajme
  • Lajme

    Si po shihet në Luginë të Preshevës fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 14:31

    Subjektet politike në Luginë kanë vlerësuar procesin e mirë zgjedhor nëpër të cilin kaloi Kosova.


    Udhëheqës të partive nga Lugina kanë Pritshmëri që Qeveria e re të kthejë sytë kah shqiptarët e tri komunave në Luginë.

    Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, ka thënë se rezultati që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Prishtinë, ishte i pritur.

    “Mirë, në përgjithësi ishte një fitore e pritur, nga të gjithë, përveç se ishin diskutabile diferencat me të cilat do të fitonte Lëvizja Vetëvendosje. Së pari kjo ishte një fitore e përgjithshme e Kosovës, sepse kalimi saj në mënyrë të  qetë, në mënyrë demokratike pranimi i rezultateve nga të gjitha partitë tjera pjesëmarrëse është po ashtu një pjesë e rëndësishme e procesit të demokracisë”, shprehet Kamberi.

    Njëjtë sikurse Kamberi edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa thotë se Lugina e Preshevës, zgjedhjet në Kosovë i ka përcjellë me një kujdes të veçantë, pasi që sytë e banorëve të Luginës janë të kthyer kah Kosova dhe Tirana zyrtare.

    “Për këtë vullnet të popullit të shprehur në zgjedhje, ne i urojmë më të mirat e funksionimit të pushtetit qendror në Kosovë, duke shpresuar që Qeveria e re t’i kthejë sytë kah Lugina sepse këto vendbanime duan zgjidhje, dhe zgjidhja fillimisht nevojitet nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

    Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma, i cili njihet edhe si përkrahës i Vetëvendosjes beson se me fitoren e thellë të Kurtit dhe Lugina e Preshevës i ka rritur pritshmëritë. /PreshevaPress.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!