×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet ish-ushtarja e UÇK-së: Iu bashkova si 17-vjeçare, asnjëherë nuk e mendova vdekjen

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 15:34

    Ibadete Canolli-Kaçiu, është një ndër ushtaret më të reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Ajo si 17-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së për t’ia kthyer armën armikut.

    Përveç si ushtare, ajo e ushtroi edhe profesionin si mjeke.

    Ajo thotë se në asnjë moment nuk i është frikësuar vdekjes.

    “Asnjëherë se kam menduar vdekjen, vrasjen që do të jem e rrezikuar me u kidnapu, nuk e di nga e kam marrë atë forcë, ndoshta sot nuk e kam”, ka thënë ajo për ATV, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tregon se cilën këngë e këndonin më së shumti në luftë.

    “Kengën që më së shumti e kena këndu ka qenë ‘Moj Shqipni mos thuaj marova'”, ka thënë ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!