Një stuhi e rrallë dimri që ka goditur jugun e Amerikës ka marrë jetët e 21 personave, duke lënë dhe miliona banorë pa energji elektrike. Teksasi është vendi i goditur më shumë nga stuhia, ku qytetarët kanë qëndruar prej orësh të zgjatura pa drita.
Teksasi është shteti që rrallë përjeton temperatura kaq të ulëta dhe sipas meteorologëve, moti ekstrem pritet të jetë prezent deri në fundjavë.
Viktimat janë regjistruar në Teksas, Luiziana, kentaki, Karolinë e veriut dhe Misuri. Ata kanë ndërruar jetë pasi u përfshinë në aksidente trafiku, dhe të tjerë që u asfiksuan nga moniksidi i karbonit në makina. Ndërsa katër persona humbën jetën pasi shtëpitë e tyre morën flakë nga qirinjtë e ndezur për shkak të humbjes së energjisë.
Ndërkohë në Karolinën e Veriut, një tornado që goditi pas stuhisë la tre persona të vdekur dhe 10 të plagosur.
I ftohti ka detyruar qendrat e vaksinimit Covid-19 të mbyllen për disa ditë duke penguar edhe shpërndarjen e dozave. Disa qendra nxituan të përdorin vaksinat që nuk mund të mbaheshin më në frigorifer në temperaturën e kërkuar.
SHBA ka përjetuar këto ditë temperaturat më të ftohta në 30 vitet e fundit, disa zona të ngrohta historikisht regjistruan temperatura në -18 gradë. Ndërkaq, presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.