×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Që 13 vjet Serbia po e mban peng veten

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 17:03

    Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


    Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se janë bërë 13 vjet që Serbia po e mban peng veten nga mospranimi i realitetit.

    Kamberi postimi e ka nisur me një fjali nga gjenerali De Gaulle në Algjer.

    “Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!