×
  • Lajme
  • Lajme

    AlbanianPost publikon dosjen e UNMIK-ut për atentatin e pasluftës ndaj Fetah Rudit të LDK-së

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 18:36

    Më 15 dhjetor të vitit 2000 anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ish-deputet i kësaj partie, u sulmua me breshëri plumbash dhe nga plagët e marra pësoi lëndim të përhershëm të boshtit kurrizor.


    Atentati që e invalidoi Rudin kishte ndodhur rreth orës 14:30, jashtë qytetit të Malishevës. Të dënuar e as të akuzuar ende nuk ka. Albanian Post ka siguruar disa dokumente konfidenciale të UNMIK-ut të cilat shpalosin detaje të reja rreth këtij rasti.

    Sipas dosjes – e përbërë nga disa raporte – me numër MA-12-30 të policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut, të cilën e posedon Albanian Post, Fetah Rudi ishte sulmuar nga tre persona nga një veturë e tipit Opel 1.6v me ngjyrë të kuqe. E njëjta veturë vetëm rreth një orë më vonë kishte pësuar aksident me fatalitet në Lipjan.

    Dosjen e publikuar nga AlbanianPost e gjeni KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!