×
  • Lajme
  • Lajme

    PLE reagon për zhvillimet rreth votave për vendet e minoriteteve

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 8:15

    Partia Liberale Egjiptiane (PLE) është informuar nga mediumet për një verzion të ri politik, i cili dirigjohet nga Subjekti Politik “Lista Serbe” se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve joshumicë të cilat janë nën kontrollen e këtij subjekti politik.


    Fillimisht, PLE e ka konsideruar këtë informatë si formë e fushatës parazgjedhore por pas rezultateve zgjedhore të publikuara nga KQZ në disa Komuna të Kosovës,  vërehet qartë se Subjekti Politik “Romani Iniciativa” është produkt i “Listës Serbe” sepse ky subjekt politik ka marrë një numër të madh të votave në vendbanime ku nuk jeton fare komuniteti rom .

    PLE, veprimet e tilla i konsideron si shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe votës së lirë prandaj PLE fton misionet diplomatike, subjektet politike dhe organet e tjera të drejtësisë që të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie sepse nëse tani nuk do të reagohet, kjo praktikë do të bëhet në të ardhmen precedent i rrezikshëm, i cili do të cenojë të drejtën e votës së lirë të qytetarëve.

    PLE do të pres deri në rezultatet preliminare dhe pas publikimeve të tyre, do të ndërmerr veprime të tjera procedural sipas ligjeve në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!