×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK vlerëson procesin zgjedhor, diskuton për sfidat që e presin Kosovën

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 17:00

    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarët e degëve të AAK-së, në një takim të mbajtur sot nën kryesimin e kryetarit Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.


    Këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar.

    Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Për t’ju hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në njoftimin e AAK-së..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!