×
  • Lajme
  • Lajme

    E kritikoi Kurtin, Klinaku i reagon Majkos: Siç duket fitorja e Kurtit e paska dridhë edhe Tiranën

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 20:48

    Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i ka reaguar ministrit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, i cili në Euronews tha se Kurti duhet të mendojë për drejtimin e Kosovës, e jo për bashkim kombëtar.


    Në një shkrim në Facebook, Klinaku ka thënë se deklarata e Majkos është luftë për pushtet.

    “Fitorja e thellë e Albin Kurtit siç duket e paska dridhë edhe Tiranën! Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe reagimi histerik i Pandeli Majkos kundër bashkimit kombëtar”, thuhet në postimin e tij.

    “Lufta për pushtet nuk duhet t’i marros njerëzit deri në atë shkallë sa të dalin kundër interesave të kombit të vet”, ka shkruar tutje ai.

    Ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutimet për bashkim kombëtar, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. Ai e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar si diçka e shekullit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!