Anton Quni i LDK’së e ka komentuar largimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike në emisionin ‘Pressing’ në T7.
Quni ka thënë se largimi i saj e ka dëmtuar LDK’në në atë masë, sa që iu janë përgjysmuar votat këtij subjekti politik.
“Jo që na ka lanë shejë, por e ka përgjysmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.
“Mund të them që ajo ka qenë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK’së, ku duhej ta gjenim mënyrën për të mos ardhur deri te transformimi i qeverisë. Ajo nuk ka ndërruar qëndrim”, ka thënë tutje Ministri i Mbrojtjes në detyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.