Ministri i Mbrojtjes në Detyrë dhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, e ka konfirmuar se ua ka kumtuar partisë që do të jetë në garë për kryetar partie.
Në Pressing të T7, Quni tha se në takimin e parë pas zgjedhjeve u ka thënë kolegëve që të kenë konsideratë kur ta shohin kandidaturën e tij, shkruan Reporteri.net.
“Në takimin pas zgjedhjeve, u kam thënë që të kenë konsideratë kur të futem në garë për kryetar të LDK-së”, ka thënë Quni.
Ndërkohë, ministri në detyrë ka thënë se mirëpret edhe kandidaturat e tjera, si Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku pasi, sipas tij, në LDK ka garë demokratike.
Quni, ndërkaq, thotë se në LDK u prit mirë kandidatura e tij dhe anëtarët reaguan në mënyrë dinjitoze./Reporteri.net..
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.