×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni i bën thirrje Osmanit: Kthehu në LDK nëse je vërtetë rugoviste

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 23:13

    Anton Quni i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Thotë se në LDK, Osmani do të kishte ndihmën e tij të pa rezervë.

    “Nëse Vjosa Osmani në shpirtin e saj, në edukatën e saj bartë filozofinë rugoviane, bart rugovizëm, çmon vlerat e LDK-së, personalisht i bëj thirrje që ajo t’i kthehet gjenezës, t’i kthehet Lidhjes Demokratike të Kosovës’, tha Quni në T7.

    “Ajo mund të sfidohet në dy drejtime, a dëshiron të bëhet presidente që e ka të garantuar nga z.Kurti apo dëshiron t’i kthehet shtëpisë së saj, për të cilën ajo ka thënë se është rrit brenda saj’, theksoi Quni.

    “Nëse është kjo e dyta ajo do e ketë ndihmesën time, pa asnjë rezervë”, theksoi ai.

    Ndryshe, vetë Quni shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së, mirëpo nuk hodhi poshtë mundësinë që të tërhiqet nëse ka ndonjë kandidat që, sipas tij, ia vlen ta përkrahte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!