×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Xhemail Mustafës reagon për vrasjen e babait: E tash qysh e pat emrin liria?

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 8:10

    Vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa, ka reaguar lidhur me vrasjen e babait të saj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook.


    Ajo ka ka pyetur me shpoti: “E tash qysh e pat emrin Liria?”

    Ky reagim vjen pas publikimit të disa dosjeve të UNMIK-ut mbi vrasjen e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

    “Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

    Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!