×
  • Lajme
  • Lajme

    Milazim Krasniqi propozon dy emra për udhëheqës të LDK-së

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 8:18

    Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka “befasuar” me emrat që duhet ta udhëheqin këtë parti, pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Ish- nën kryetar Naim Jerliu ose  Hafiz Gagica, sipas Krasniqit duhet të udhëheqin LDK-në.


    Pas rezultatit më të dobët në histori të LDK-së, kryetari i saj Isa Mustafa dhe kryesia kanë paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë një reforme në parti.

    E sipas Krasniqit, LDK-së i duhet një reformë e shpejtë dhe kryetar legjitim, që sipas tij duhet të jenë Jerliu që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës ose Gagica ish-nënkryetar i kësaj partie në Gjermani.

    “LDK-ja duhet të shkoj sa më shpejt në një proces zgjedhor. LDK-së i duhet një lider legjitim. Për shijen time kryetar i LDK-së do të duhej të kthehej Naim Jerliu ose  Haviz Gagica që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës” ka shtuar Krasniqi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!