×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet e dy analistëve që iu bashkuan PDK-së, njëri nga ta pritet të jetë jashtë Kuvendit

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 14:39

    Në mesin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët bazuar në rezultatet momentale të kandidatëve do të sigurojnë ulëse në kuvend, pritet të jetë edhe Ardian Kastrati, profesori universitar.


    Kastrati, i cili u bë i njohur më shumë prej rolit të opinionistit politik dhe shfaqjeve të tij të shpeshta në televizionin publik të Kosovës, iu bashkua PDK-së disa javë para zgjedhjeve të 14 shkurtit. Bashkë me Kastratin, në PDK aderoi edhe Faton Abdullahu, një tjetër analist i zhvillimeve politike.

    Mirëpo, sipas rezultatit momental të kandidatëve nga lista e Partisë Demokratike, vetëm Ardian Kastrati pritet të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai ndodhet në mesin e 19 kandidatëve më të votuar të listës së PDK-së.

    Në këtë listë nuk ndodhet emri i Faton Abdullahut. Nëse nuk ndryshon trendi nga numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë, Abdullahu parashihet të mbetet jashtë kuvendit.

    Dy analistët ishin vendosur njëri pas tjetrit në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së. Abdullahu mbante numrin 30 në listë, ndërkaq Kastrati numrin 31.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!