×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti Sizmologjik i Kosovës tregon se ku ishte epiqendra e tërmetit

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 18:18

    Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një tërmet i lehtë me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën.


    Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

    “Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”.

    “Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. “Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit”. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!