×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon shefin e zyrës së BE-së, kërkon mbështetjen në sfidat të cilat e presin vendin

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 18:21

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.


    Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend .

    Ambasadori Szunyog ka vlerësuar lartë procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi.

    “Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

    “Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë.

    Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!