×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 12:07

    Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan Reporteri.net.


    Germin ka sqaruar se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

    2 mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të pa identifikueshëm, 333 që kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jo valide.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!