Një grabitje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por dy persona të dyshuar kanë arritur të ikin.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thotë policia, ndërkohë bën të ditur se nuk ka persona të lënduar.
Policia më tej thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.