Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se këmbësori ishte dërguar për tretman mjekësor por i njëjti nuk ka arritur të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë”, thotë Ahmeti.
Ajo shton më tej se bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.