Pas gati një muaj është gjetur trupi i mësimdhënësit Naim Gashi që kishte rënë nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë se trupi i pajetë i mësimdhënësit është gjetur rreth orës 14:00.
“Po është gjetur orës 14:00 në largësi prej vendit të ngjarrjes rreth 600 metra nga ana e FSK-së. Trupi i pa jetë është identifikuar nga familjaret, dhe është dërguar në Institutin mjeko ligjor për obduksion”, tha Gjurkaj për Reporteri.net.
Edhe kryetrari i Rahovecit Smajl Latifi e ka konfirmuar gjetjen e trupit.
“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq. Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”, ka shkruar Latifi.
Operiacioni për kërkimin e tij ishte ndërprerë ditë më parë për shkak të motit të keq.
Ai më 26 janar, dyshohet se kërceu nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Kujtojmë se personi në fjalë është mësues rreth të 50-tave nga fshati Sapniq i Rahovecit dhe është vërejtur nga një kalimtar i rastit kur ka kërcyer nga ura. /Reporteri.net/.