Sonte në mbrëmje është djegur vetura e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Vetura është djegur para hyrjes së banesës së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo shton se zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe se tani policia po vepron për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.
Tashmë kanë dalë edhe pamje të reja ku shihet vetura e djegur e Bajqinovcit, i cili për media vetëm ka konfimuar se është vetura e tij, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër.