Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtiës, ka treguar se komuna që e udhëheq ka nënshkruar kontratën me OSHP-në për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”. Sipas të parit të kryeqytetin, rindërtimi i rrugës do të kushtojë 701 mijë euro.
Ai ka thënë se kjo rrugë do të ndërtohet me gjerësi e trotuare sipas standardeve.
“Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh”, shkruan Ahmeti në Facebook, përcjellë Reporteri.net.
Ai ka shtuar se nga të gjitha rrugët e Prishtinës, rruga “Muharrem Fejza” është rruga më e rëndësishme për të investuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.