U.d. Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit që ju bë djalit të politikanit të moderuar serb, Nenad Rashiq. Këtë sulm Osmani e ka cilësuar si akt kundër demokracisë, shkruan Reporteri.net.
U.d. e Presidentes ka kërkuar që organet e rendit t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit.
“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.
U.d. Presidentja, poashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.
“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.