×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinovci: Kurti e Osmani duhet ta bindin Bidenin që të merret edhe më shumë me Kosovën

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 22:05

    Analisti Rron Gjinovci thotë se administrata e presidentin Joe Biden duhet të merret më shumë me vendin tonë. Për këtë, Gjinovci thotë se amerikani duhet të bindet nga Kurti dhe Osmani.


    “Është detyrë e kryeministrit dhe e presidentes së ardhshme me bo çka është e mundur që me bind administratën e Biden me u marrë hala më seriozisht sesa ndoshta ata që mendojnë me neve”, tha Gjinovci në Pressing.

    “Biden është një prej personave ndoshta dhe i fundit në SHBA që e njeh mirë krejt problemin e vendeve të ish-Jugosllavisë e sidomos të Kosovës”, shtoi ai.

    Gjinovci u shpreh i habitur që ambasadori amerikan Philip Kosnett tha se është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.

    “Për mua ishte e papritur”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!