×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 22:25

    Rasim Selmanaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


    Selmanaj e ka konfirmuar dorëheqjen edhe në një prononcim të shkurtër për Telegrafin.

    “Nuk kam çfarë të shtojë pos që jam liruar nga strukturat e partisë! Mbetem anëtar i thjeshtë i AAK-së”, tha Selmanaj për Telegrafin.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit në vendin e katërt në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marr 7.57 për qind të votave.

    Selmanaj në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte kandidat për deputetë nga lista e AAK-së.

    Edhe më parë Selmanaj ka bartur funksione të larta duke qenë kryetar i Deçanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!